Luante me Khedira dhe Boateng, por u vra në luftë si ushtar i ISIS-it

18:53 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Tani janë mbushur pesë vjet që nga fundi i trishtuar i kësaj historie, por rrjetet sociale e kanë kujtuar Burak Karan, perlën e futbollit gjerman, që përfundoi duke vdekur si ushtar i Shtetit Islamik (ISIS).

Burak Karan u lind më 11 shtator 1987 në Wuppertal, një qytet i vendosur në Gjermaninë Veriperëndimore, midis Këlnit dhe Dortmundit. Dhe, që në moshë shumë të re, ai luajti në fushat e blerta.

Karan shërbeu si mbrojtës në radhët e Bayer Leverkusen, por me punën e mirë hapi dyert e Gjermanisë U-16 dhe U-17, ku u takua me Sami Khedira, Kevin-Prince Boateng dhe Dennis Aogo. Megjithatë, gjithçka ndryshoi.

Megjithëse karriera e tij ishte e destinuar për sukses, ndërsa ishte ndërkombëtar në kategori më të ulëta, Karan nënshkroi së pari me Hertha Berlin, pastaj kaloi te Hamburgu dhe më vonë tek Aachen, tre klube të njohura në Gjermani.

Në moshën 19-vjeçare pësoi një dëmtim serioz të ligamentit, që e shkurtoi karrierën e tij. Dhe në atë kohë mori angazhimin vetjak për luftërat dhe ndjenjat e tij fetare në një radikalizëm, që e bëri atë të largohej nga futbolli vetëm 20 vjeç, përcjell Telesport.

Burak Karan filloi duke shpenzuar paratë e veta duke blerë e dërguar ilaçe e ushqim në Siri, ndërsa përfundoi duke shkuar më tej, çka e shpjegoi vëllai i tij, Mustafa Karan, në një intervistë me gazetën “Bild”:

“Burak më tha se paratë dhe karriera nuk ishin të rëndësishme. U habita nga transformimi njerëzor i tij, pasi filloi të shikonte videot në internet rreth zonave në luftë. Ai mendoi se ishte shumë e padrejtë se si njerëzit vdisnin, kështu që një ditë la gjithçka dhe u largua”.

Me vetëm 20 vite mbi supe, Burak Karan braktisi kontratën e tij me Aachen dhe shkoi, së bashku me gruan dhe dy fëmijët, në Afrikën e Veriut. Atje ishte pjesë e disa ushtrive xhihadiste, me të cilat u trajnua për armë dhe luftë, brenda grupeve radikale islamike, që bënin “Luftën e Shenjtë”.

Fakti që ai ishte një nga premtimet e mëdha të futbollit gjerman përfundoi duke u hetuar nga policia e vendit të tij, për shkak të lidhjeve me Al Kaedën. Por, ishte tepër vonë për të.

Në vitin 2013, Burak Karan luftoi në kufirin turk, veçanërisht në qytetin Azaz, kundër ushtrisë besnike të Al-Assad. Avioni bombardoi pozicionet e ISIS në qytet dhe në njërin prej tyre ishte Burak Karan, i cili u takua me vdekjen e tij. /Telespor/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme