Arsenali është shumë afër transferimit të Pierre Emerick-Abuameyang nga Borussia Dortmund.
Reprezentuesi gabonez ka vendosur që të largohet nga ‘Signal Idual Park” dhe tashmë është raportuar se ai ka arritur marrëveshje me klubin londinez.
Trajneri francez, Arsene Wenger, dëshiron që ta transferojë Abuameyangin të cilin e sheh si zëvendësues i Alexis Sanchez, i cili do të largohet në drejtim të Manchester United.
Sipas “The Bild” babai i tij, i cili është edhe agjenti i tij ka zbarkuar në Londër, për finalizuar marrëveshjen me Arsenalin, transmeton arbresh.info.
28 vjeçari është shprehur i gatshëm të transferohet në Emirates Stadium, po ashtu Arsenali ka pranuar të pagujë shumën prej 60 milionë eurove në drejtim të BVB. /arbresh.info/
Pas puthjes që bëri shumë bujë, Gresa dhe Vullneti vijnë me ...
Spanja ndërmerr operacionin më të madh në kohë paqeje për të...
Kurti takon mërgimtarët në Zvicër: Krenar për lidhjet e fort...
Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për pr...
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...