Natali Veliaj ka angazhuar një avokat gjerman enkas për të paditur ish-gjyqtarin e Eulex-it, Malcolm Simmons.
Veliaj pretendon se ish-gjyqtari Simmons në mënyrë kategorike nuk ka lejuar që të behet ekspertiza financiare në rastin e gjykimit të saj.
Mbrojtësi i Veliaj, avokati Ramë Dreshaj ka thënë për portalin “Arbresh.info” se nëse Simmons do ta lejonte të bëhej ekspertiza financiare e saj, ajo do të përgjigjej penalisht vetëm për dhënie ryshfeti.
Mbrojtja e Veliaj është duke e përgatitur padinë ndaj shtetit prej nga vjen ish-gjyqtari i Eulex-it, Malcolm Simmons.
“Pak ditë më parë jam takuar me avokatin gjerman, të cilin e ka angazhuar Veliaj dhe me të u morëm vesh që në mënyrë graduale të përgatitet dosja dhe të paditet shteti nga i cili vjen Malcolm Simmons”, thotë Dreshaj.
Megjithatë, avokati Dreshaj thotë se një herë do të presin nëse Eulex-i po hap ndonjë procedurë ndaj ish gjyqtarit Simmons për keqpërdorimet që i ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës së tij si gjyqtar, por nëse jo ai thotë se po përgatiten për padi ndaj shtetit nga i cili vjen ish gjyqtari.
Veliaj është duke pritur vendimin e Panelit për Lirim me Kusht, i cili do të bëhet në fund të këtij muaji./Gita Lushi/Arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...