Google ADS

Henrikh Mkhitaryan mungon në stërvitjen e fundit të Manchester United

17:02 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Mesfushori armen i Manchester United, Henrikh Mkhitaryan, ka munguar në stërvitjen e fundit, duke shtuar zërat për një largim drejt Arsenalit.

Ish ylli i Dortmundit mund të përfshihet në marrëveshjen ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Untied, në marrëveshjen për Alexis Sanchez, dhe United është duke pritur nga ai që të konfirmojë lëvizjen.

Agjenti i Mkhitaryanit, Mino Raiola, ka konfirmuar të martën se Mkhitaryan është duke e bllokuar marrëveshjen, pasi ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe se ai dëshiron që të bëhet futbollisti më i paguar i Arsenalit.

Mesfushori ishte parë në kompleksin stërvitor të  United, Carrington, këtë mëngjes por ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjen.

United ka publikuar disa fotografi nga stërvitja, në të cilën ishin vizituar nga yje të NBA, të cilët ishin në vizitë në klub por Mkhitaryan nuk është parë.

Djajtë e kuq, nga ana e tyre kanë arritur marrëveshje me Sanchez për një transferim dhe vetëm janë duke e pritur Mkhitaryanin, që të vendos për të ardhmen e tij.

Gjiganti anglez është pajtuar që Sanchezin ta bëjnë lojtarin më të paguar në klub, duke i ofruar pagë prej 290 mijë funteve, pagë të cilën e ka edhe Paul Pogba. /arbresh.info/

Të ngjashme