Rasti “Skandali i pasaportave” mund të kthehet në rigjykim.
Kjo pasi shtetasja gjermane Natali Veliaj, e cila po vuan dënimin si e akuzuara kryesore e këtij rasti, është duke përgatitur kërkesën për përsëritje të procedurës së këtij rasti.
Krejt kjo do të bëhet, pas akuzave dhe dyshimeve që janë bërë ndaj ish-gjyqtarit të Eulex-it, Malcolm Simmons për keqpërdorim të detyrës së tij .
Mbrojtësi i Veliajt, avokati Ramë Dreshaj tha për portalin “Arbresh.info” se kërkesa për përsëritje të procedurës do të bëhet dhe shumë shpejt do t’i dorëzohet Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Unë bashkë me një avokat gjerman, të cilin e ka angazhuar Veliaj po përgatisim një kërkesë për përsëritje të procedurës, me arsyetimin se gjyqtari Malcolm Simmons nuk ka lejuar që të bëhet ekspertiza financiare me rastin e gjykimit të Natalisë. Nëse ish bërë kjo ekspertizë ne garantojmë që Veliaj do ishte përgjigjur penalisht vetëm për veprën penale të dhënies së ryshfetit”, është shprehur Dreshaj.
Dyshimet sipas avokatit Dreshaj janë në të gjitha lëndët ku pjesë e trupit gjykues ishte ish-gjyqtari i Eulex-it Malcolm Simons.
Sipas tij, secili që është i dënuar nga ana e gjyqtarit Simmons ka të drejtë të bëj kërkesë për rishikim të procedurës penale.
“Tash ka rrjedh edhe situata e dyshimeve rreth gjyqtarit Simmons. Me Kodin e Procedurës Penale parashihet që kërkesa për përsëritje të procedurës mund të lejohet po nga ajo gjykatë që e ka shpallur fajtore Veliajn me arsyetim se është kryer vepër penale nga ndonjë anëtar i trupit gjykues”.
Natali Veliaj ishte arrestuar në nëntor të vitit 2012 nga policia e Eulex-it, pasi dyshohej se si pronare e firmës “Consulting EU Sh.p, kishte përvetësuar rreth 1, 4 milion euro, mjete këto që do të duhej t’ia transferonte ndërmarrjes austriake “Österreichische Staatsdruckerei” (OeSD), e cila kishte prodhuar pasaportat e Kosovës.
Që nga ajo kohë, e deri tash janë bërë rreth katër vjet nga qëndrimi i saj prapa grilave.
Në dhjetor të vitit 2014, pas një procesi gjyqësor, Natali Veliaj dënohet nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 12 vjet burgim, dënim ky i cili u zbrit nga Gjykata e Apelit në 8 vjet burgim dhe gjobë prej 25 mijë eurove.
Ajo akuzohej nga një prokuror i Eulex-it në kuadër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për nëntë vepra penale, përfshirë krimin e organizuar, pastrimin e parave, vjedhjen e rëndë, mashtrimin, shmangien nga tatimi, shpërdorimin, keqpërdorimin e besimit, falsifikimin dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve./Gita Lushi/ Arbresh.info
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...