Çështjet e pa zgjidhura politike në vend janë duke penguar vazhdimisht formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila kohë më parë i ka plotësuar gjitha kapacitetet e veta operacionale dhe e gatshme të marrë detyrat e sigurisë që i takojnë një ushtrie.
Pas një periudhe kohore prej 10 viteve Forca të Armatosura te Kosovës, do të kenë 5000 pjesëtar aktiv dhe 3000 rezerve. Por, edhe pas kësaj kjo do të mbetet forca më me pak pjesëtar krahasuar me vendet e rajonit.
Ndërkaq në aspektin e pagave FSK-ja llogaritet të jetë e para, sepse paga më e ulët është më e lartë se e ushtrisë shqiptare dhe asaj serbe.
Ministria e Forcës së Sigurisë në një përgjigje për Indeksonline, ka dhënë detaje të pagave të pjesëtarëve të saj varësisht nga grada ushtarake.
“Paga mujore e një ushtari është 405.90€ bruto ndërsa e oficerit më të lartë(gjenerallejtënant) është 1,602.15€ bruto pa përfshirë përvojën e punës e cila llogaritet: 1 vit shërbim me 0.5% të pagës bazë”, thuhet në përgjigje MNFSK-së.
Ndërkaq, sipas publikimit të raportit pagave të ushtrisë shqiptare sipas mediave vendase, pagesa mujore e ushtarakëve nis nga 44.870 leke ose 358.05 euro.
Sa i përket pagave në një nivel më të ulët gjendet ushtria serbe.
Sipas një artikulli të botuar nga media serbe Novosti.rs, paga e një ushtari profesionist nis nga 31.000 dinarë ose konvertuar i bie 261.94 euro.
Kjo sipas tyre tregon arsyet më të shpeshta të braktisjes së shërbimin ushtarak profesionist.
Në vitet e fundit, nga uniforma e Forcave të Armatosura të Serbisë kanë hequr dorë 800 ushtarë si dhe dhjetra oficer.
Arsyeja më e shpeshta për ndërprerjen e kontratës është statusi i dobët i të punësuarve në sistemin mbrojtës. /Indeksonline/
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...