Xhaferi: Skënderbeu ishte frymëzim për të gjithë

15:28 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në akademinë përkujtimore kushtuar 550-vjetorit të Skënderbeut, ka deklaruar se në memorien historike të popullit shqiptar është fytyra dhe vepra e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, raporton Arbresh.info

Sipas tij Skënderbeu është angazhuar edhe për bashkimin e principatave shqiptare.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu me veprën e vet ka qenë frymëzim për të gjithë. Skënderbeu ka qenë frymëzim edhe për piktorët francezë. Ne si shqiptarë jemi krenarë për të dhe besoj se jemi të virtytshëm që këtë ta ndajmë edhe me popullin evropian“, ka thënë ai.

Xhaferi ka thënë se sot kur shënohet 550 vjetori i vdekjes së tij është detyrë e tyre që të ndërtojnë paqen./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme