Nicolas Otamendi ka rinovuar kontratën te Manchester City duke vazhduar qëndrimin në klub deri në vitin 2022.
Mbrojtësi ka qenë te skuadra angleze që nga viti 2015 pas transferimit nga Valencia dhe në përgjithësi ka bërë 118 paraqitje, transmeton portali arbresh.info.
Argjentinasi nuk ka qenë gjithmonë pjesë e skuadrës kryesore te City, por nën udhëheqjen e Pep Guardiolas 29-vjeçari ka shkëlqyer, veçanërisht këtë sezon.
https://twitter.com/ManCity/status/953628876131000320
Otamendi ka bërë 23 paraqitje këtë sezon në Premierë Ligë dhe falë performancave impresive, mbrojtësit i është dhuruar vazhdimi i kontratës.
Gjatë kohës së tij në klub, Otamendi ka siguruar një trofe – Kupën EFL, por siç qëndrojnë gjërat, skuadra e Guardiolas është drejt titullit në ligë./arbresh.info/
https://twitter.com/ManCity/status/953629204683292672
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...