Ronaldo lë anash frustrimin rreth të ardhmes, shfaq aftësitë në stërvitje

15:09 | 17 Janar 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka lënë anash frustrimin e tij rreth të ardhmes në Real Madrid dhe ka shfaqur aftësitë e tij gjatë stërvitjes së parë sot (e mërkurë).

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë është duke kaluar në një sezon dëshpërues te ‘Los Blancos’ dhe është i frustruar me progresin rreth kontratës së re dhe të përmirësuar, transmeton portali arbresh.info.

Por derisa skuadra e tij ishte duke u stërvitur para ndeshjes së parë çerekfinale në Kupë të Mbretit kundër Leganes, ylli portugez nuk ka shfaqur shenja se ka mendjen e tij diku tjetër.

Sezoni dëshpërues i ‘Los Blancos’ u përkeqësua edhe më shumë të shtunën e kaluar kur Villarreali rrëmbeu tri pikë të plota në minutat e fundit të ndeshjes në Bernabeu.

Real Madridi është 19 pikë prapa liderit në La Liga, Barcelonës, dhe Zidane është duke kërkuar t’ia rikthej skuadrës fokusin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme