Haradinaj: ATK ka mision të rëndësishëm për vendin

14:40 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në 18-vjetorin e themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës.

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj tha se taksapaguesi është njeriu ynë, është njeri i Kosovës. “Kur ai i kryen obligimet, duhet ta ruaj ndjenjën e mirë ndaj publikut, institucioneve, ndaj asaj që është e përbashkët dhe është detyrë jona që t’i bëjmë ata të kenë ndjenjën që e kanë qytetarët e vendeve të zhvilluara”, tha
kryeministri Haradinaj.

“Kosova ka shumë potenciale, ka shumë resurse. Çdo hallkë e sistemit tonë e ka për detyrë me qenë absorbues i investimeve të reja, duke filluar prej atyre të vendit e njëkohësisht edhe të investimeve të huaja”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Administrata Tatimore e Kosovës ka një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, tha se Administrata Tatimore është e orientuar drejt ofrimit të shërbimeve të mira,
krijimit të aplikacioneve që lehtësojnë përmbushjen vullnetare të tatimpaguesve, përsosjen e analizës së riskut, në mënyrë të veçantë ka kompetencë që të përdorë forcën e ligjit ndaj atyre që bëjnë evazion fiskal dhe që shmangin pagesën e tatimeve duke rrezikuar konkurrencën e drejtë në treg./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme