Google ADS

Thaçi kërkon mbështetjen e Bullgarisë për integrimin e Kosovës

13:16 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov.

Thaçi ka kërkuar nga Borrissov mbështetjen e shtetit të tij për procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor tash kur ky shtet po e kryesor Presidencën e Bashkimit Evropian për këtë vit, shkruan Arbresh.info.

Lexoni të plotë njoftimin e tij:

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që e kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian në këtë vit.

Kryeministrin bullgar e informova për përpjekjet e institucioneve që ta ndriçojnë sa më shpejtë vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe për përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian nuk ka alternativë dhe është parakusht për paqe e stabilitet në rajonin tonë.

Po ashtu, nga shteti bullgar kërkova mbështetje edhe për procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor. HTH./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme