Google ADS

“Kërkojmë nga organet e drejtësisë të zbardhin sa më parë vrasjen e Oliver Ivanoviq”

12:26 | 17 Janar 2018
Arbresh.info

Anëtari i Kryesisë së Kuvendit nga LDK, Avdullah Hoti ka thënë se pas një orë pritje mbledhja nuk u mbajt.

“Ne u paraqitem në sallë po nuk ishin të pranishëm të gjithë. Është më se e qartë që ky koalicion tashmë nuk është funksional.  Vetë e kanë thirr mbledhjen ndërsa mbledhja u shty për shkak të kuorumit. Kjo është një fatkeqësi e madhe për vendin sepse janë shumë çështje në pritje. Ne nuk do të rrijmë duarkryq. Ne shkuam në mbledhje për të marrë pjesë për pikat e rendit të ditës si dhe për ligjin për Gjykatën Speciale ku është e qartë se LDK do ta lëshoj mbledhjen nëse vije”, ka thënë ai.

I pyetur për ndërprerjen e  dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Hoti ka thënë se duhet njëherë të zbardhet rasti.

“Duhet presim që të zbardhet rasti, ftoj organet e drejtësisë që të mbyllin konspiracionet që po qarkullojnë deri më tani e që fajin ua hedhin nga pjesa veriore e Kosovës. Duhet të mbyllet ky rast”, ka thënë ai./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1662111347187284/

Të ngjashme