Neymar shpreson që PSG të fitoj Ligën e Kampionëve

11:14 | 17 Janar 2018
Arbresh Info

Neymar ka thënë se pret nga PSG të fitoj Ligën e Kampionëve dhe çdo tjetër titull në të cilin ata janë falë fuqisë së tyre në sulm.

Braziliani është pjesë e treshes së frikshme në sulm te lideri i Ligës 1 së bashku me Kylian Mbappen dhe Edinson Cavanin pas transferimit për 222 milionë funta nga Barcelona, transmeton portali arbresh.info.

Përveç dominimit në kampionatin francez, PSG është gjithashtu në xhiron e 1/8-së në Ligë të Kampionëve, një kompeticon të cilin Neymar beson se ata duhet ta fitojnë pavarësisht vështirësive.

“Shiko, është vështirë dhe është ende shumë herët për të folur rreth kësaj, por ne jemi duke bërë një punë të mrekullueshme. Ata janë dy lojtar të mrekullueshëm që do të bënin dallim në çfarëdo skuadre. Ne jemi duke kaluar shumë mirë së bashku”, ka thënë Neymar.

“Ne jemi duke njohur njëri-tjetrin çdo herë e më shumë, raportet janë duke u përmirësuar. Ne presim që të jemi në gjendje të fitojmë të gjithë titujt, veçanërisht Ligën e Kampionëve”

PSG do të përballet me Real Madridin, fituesin e dy sezoneve të kaluara të këtij turneu, në këtë raund./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme