Reagimet lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, kanë vazhduar edhe sot.
Ministri britanik për Europë, Alan Duncan ka komentuar sot për vrasjen e Oliver Ivanoviq në Mitrovicë, duke thënë se janë të shqetësuar dhe të tronditur me aktin e djeshëm.
Alan Duncan, ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe institucionet tjëra, që të hetojnë në tërësi këtë incident dhe t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më parë.
“Ne jemi thellësisht të tronditur dhe të shqetësuar nga vrasja e Oliver Ivanoviqit. Ne i bëjmë thirrje policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të sundimit të ligjit që të hetojnë në tërësi këtë incident dhe t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më pare”, ka thënë Duncan
Më tej duke komentuar vrasjen e Ivanoviqit, Alan Duncan ka thënë se është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor, politikanët të veprojnë pa frikë.
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...