Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe para shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes.
Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se Skëndërbeu simboli më i fuqishëm i vetëdijes sonë kombëtare.
Statusi i plotë:
Sot shqiptarët kudo që janë i bashkon nderimi dhe kujtimi për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin – Skenderbeun. Ai është simboli më i fuqishëm i vetëdijes sonë kombëtare, tash e 5 shekuj. Skënderbeu është simbol i identitetit tonë kombëtar dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Është simbol i orientimit tonë të përhershëm perëndimor. Është simbol universal i luftës për liri, prandaj sot e kemi kudo në sheshet e kryeqyteteve të botës së lirë. Do të jemi gjithmonë krenar me të.
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së