Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin intelektualë të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike, shkruan arbresh.info.
Thaçi përmes një statusi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se para 36 vjetësh humbëm tre veprimtarë të shquar të lëvizjes sonë kombëtare.
Statusi i plotë i presidentit Thaçi:
“Para 36 vjetësh, më 17 janar 1982, humbëm tre veprimtarë të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Ishin intelektualë të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike. Edhe pse tashmë kanë kaluar 36 vjet, ajo ditë do të mbetet përgjithmonë e freskët në kujtesën tonë kombëtare e historike. Humbja e tyre ishte një humbje e madhe për të gjithë ne”, ka shkruar ai në facebook.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...