Bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë vazhdojnë sot në New York, me ndërmjetësimin e Matthew Nimetz.
Pas periudhës trevjeçare të ndalesës, këto bisedime rifilluan në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më herët, Nimetz deklaroi për televizionin grek ERT se nuk do të ketë propozim të ri në tavolinë, por do të shqyrtohen idetë e vjetra të diskutuara në takimet paraprake.
Klima pozitive në Athinë e Shkup për të zgjidhur këtë çështje ka rritur shpresat se një pajtim do të arrihet dhe do të merr fund kjo histeri shumëvjeçare e çështjes së emrit./Telegrafi
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...