Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se qeveria serbe do të ofrojë gjithë ndihmën e mundshme në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanovit edhe nëse Serbia nuk lejohet të marrë pjesë në hetim, ajo do të nisë vetë.
Bërnabiq ka thënë se vrasja e Ivanoviqit është goditje e rëndë për Serbinë dhe për stabilitetin në rajon, transmeton lajmi.net.
“Kjo është një ditë jashtëzakonisht e vështirë për Republikën e Serbisë. Ne gjithashtu mbajtëm një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Situata është e vështirë, shpresoj se do të mbetet e qetë, por kjo është padyshim një goditje e madhe për Serbinë dhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale “, tha Brnabiç për Radio Evropa e Lirë.
Ndryshe, politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq dje është qëlluar për vdekje me gjashtë plumba para selisë së partisë së tij. Deri më tani nuk ka ndonjë informacion për dorasin, por organet e drejtësisë në Kosovës po merren me këtë rast. /Lajmi.net/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut