Trajneri francez, Arsene Wenger, është duke e vuajtur dënimin nga Federata e Futbollit Anglez, pres tri ndeshje mos pjesëmarrje në ndeshjet e Arsenalit.
Wengër është dënuar pas ndeshjes me WBA, që skuadra e tij barazoi me rezultat 1 me 1, por ai ishte më shumë i pakënaqur me gjyqtarin anglez, Mike Dean.
Sipas raportit të shkruar nga Mike Dean, tekniku francez ka qenë shumë agresivë në drejtim të tij.
“Teksa iu afruam dhomës së zhveshjes pas ndeshjes Z. Wenger ishte pas nesh dhe i tha rojës së WBA-së ta linte të futej në dhomë”.
“Ai ishte shumë agresiv teksa mu afrua dhe më tha që nuk jam i ndershëm disa herë”.
“Na e ke bërë shumë herë këtë gjë, edhe pse duhet të jesh profesional, je një turp. Më pas u largua nga dhoma me ndihmën e rojës”, thuhet në raportin e gjyqtarit.
Fa ka dënuar Wengerin edhe 50 mijë funte, gjobë të cilën e ka pranuar ai.
Vlen të theksojmë se Wenger i ka mbetur edhe një ndeshje dhe më pas ai mund të rikthehet në pankinën e topxhinjëve. /arbresh.info/
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...
Ndotja e ajrit në Lahore ishte 80 herë më e lartë sesa kufiz...
Bislimi: Raporti i Komisionit Evropiam 2024 rikonfirmoi zhvi...
Në Tiranë ‘shpërthen’ gripi i shpendëve
Kurti: Vepra e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu është ...