Presidenti i SDP, Oliver Ivanoviç, i cili u vra këtë mëngjes, për mediat serbe kohët e fundit pati deklaruar se kishte frikë nga një atentat i mundshëm.
Së fundmi ai kishte deklaruar se siguria në pjesën veriore të Mitrovicës “është shume e keqe”, shkruan “B92”, transmeton portali arbresh.info
“Kam frikë se një i pafajshëm mund të vuajë në këtë situatë të paqëndrueshme dhe unë duhet të pranoj se kam frikë për sigurinë time”, tha ai për “Srna” të premten e 12 janarit.
Ai më pas vlerësoi që po planifikonte të formonte një parti politike, që kishte të bënte kryesisht me shqetësimet e individëve, duke shtuar se ai ka paralajmëruar vazhdimisht zyrtarët vendas dhe ndërkombëtarë, situata mbetet shqetësuese në Mitrovicën e Veriut.
“Shpresoj që përgjegjësit të kuptojnë këto paralajmërime”, pati thënë ai.
Të njejtin shqetësim për sigurinë e tij e kishte shprehur edhe gruaja e tij, e cila ndër të tjera tha se “ata do të na vrasin të gjithve, një nga një”.
Në intervistën e tij të fundit për “Vreme”, ai deklaroi se situata në Kosovë është përkeqësuar që nga arrestimi i tij dhe se ekzison një ndjenjë e pabësueshme e rrezikut dhe e frikës në mesin e njerëzve.
“Nga njerëzit me të cilët kam biseduar gjatë disa javëve, është ngritur edhe çështja e sigurisë. Këta njerëz nuk kanë frikë nga shqiptarët, por nga serbët, nga gangsterët lokalë, nga kriminelët të cilët ngasin xhipa pa tabela”, pati thënë ai./arbresh.info/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?