Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në një intervistë për Radio Europa e Lirë në gjuhën serbe ka theksuar se do të ofrojë ndihmën e mundshme për hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviç.
Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit dhe Partisë së tij “Liria, Demokracia dhe Barazia”, duke shtuar se “përderisa Serbia nuk do të lejohet të marrë pjesë në hetime, do të fillojë vetë një të tillë”, transmeton portali arbresh.info
“Kjo është një ditë e trishtuar për Republikën e Serbisë. Ne kemi mbajur një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Situata është e vështirë, por shpresoj se do të mbetet e qetë, por padyshim që kjo është një goditje e madhe për Serbinë dhe stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, shtoi ajo.
Ajo tha se vendi i saj është duke pritur përgjigjen nga misionet e Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë, në lidhje me kërkesën e autoriteteve serbe për t’u përfshirë në hetimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës.
“Kemi bërë një kërkesë në emër të Qeverisë së Serbisë për të marrë pjesë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, të cilat po udhëhiqen nga autoritetet e Kosovës. Presim përgjigje nga misionet UNMIK dhe EULEX, të cilat janë të vendosura në Kosovë”, shtoi ajo. /rel/arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...