Rusia dënon ashpër vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç në Kosovë dhe bën thirrje për një hetim tërësor të rastit, tha të martën ministria e jashtme ruse.
Oliver Ivanoviç, u vra gjatë mëngjesit të ditës së sotme në qytetin e Mitrovicës, transmeton portali arbresh.info
“Ne e dënojmë me forcë këtë akt të neveritshëm dhe presim nga organet përkatëse që të kryejnë një hetim tërësor të incidentit dhe të indetifikojnë autorët që do të marrin denimin e merituar”, thuhet në deklaratë.
Ministria u bëri thirrje të gjitha organizmave ndërkombëtarë të pranishëm në Kosovë që të marrin masat e duhura me qëllim parandalimin e incidenteve të tilla në të ardhmen.
“Zgjidhja e rezultateve politike në një mënyrë të tillë mund të dërgojë në përhapjen e terrorit dhe rikthimin e konfliktit etnik në rajon”, thuhet tutje në deklaratën e ministrisë./arbresh.info/
https://twitter.com/MID_RF/status/953277595503742976?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fsputniknews.com%2Feurope%2F201801161060796084-kosovo-ivanovic-murder%2F
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së