Nënkryetari i LDK-së,Lutfi Haziri, njëherësh kryetar i komunës së Gjilanit, u shpreh se ngjarja e sotme në Mitrovicë, ku u vra politikani serb Oliver Ivanoviç, është një ngjarje që tregon edhe njëherë problemet mes serbëve.
Sipas tij edhe presidenti Serb Aleksandar Vuçiç, e di mjaft mirë se në Mitrovicë, serbët kanë ngritur klane kriminale dhe po luftojnë njëri-tjetrin.
Ndërsa ai për Syri.net i bëri apel presidentit dhe kryeministrit të Kosovës, që të angazhohen për të larguar kriminelët nga Kosova, të cilët sipas tij janë edhe pjesë e parlamentit të Kosovës, nën logon e Listës Serbe.
‘Sigurisht që Vuçic e di çfarë po ndodh me serbët në Kosovë. Serbët e Kosovës janë të varur nga Beogradi. Ai është i përfshirë në problemet e tyre si president por edhe si njeri,prandaj ai është mirë që ti shohë problemet brenda shtëpisë së tij dhe mos përzihet me Kosovën. Problemet që dalin në shtëpinë e serbëve nuk mund të pastrohen në Kosovë.
Nga ana tjetër presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Kosovës, duhet të angazhohen për të larguar kriminelët nga Kosova. Ne jemi të informuar se një pjesë e këtyre kriminelëve janë pjese parlamentit të Kosovës. Bëhet fjalë për deputetë të Listës Serbe’, deklaroi Haziri.
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...