Itali, shpëtohen në det 1,400 emigrantë

21:10 | 16 Janar 2018
Trina Galanxhi

Rreth 1,400 emigrantë janë shpëtuar jashtë brigjeve të Libisë pasi anijet e mbipopulluara kishin filluar të përmbyteshin, tha roja bregdetare e Italisë.

Ata kanë theksuar se gjatë operacionit të shpëtimit janë gjetur dy turpa të vdekur, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info

Anijet që i përkisnin rojes bregdetare italiane dhe policies që janë financuar nga BE-ja, kanë marrë pjesë në 11 operacione shpëtimi.

Nuk janë dhënë detaje mbi kombësitë e të të shpëtuarve dhe dy viktimave.

Është pse qindra mijëra emigrantë kanë arritur në Europë përmes Italisë, deri me tani nuk ka ndodhur që të shpëtohet një numër kaq i madh emigrantësh në një ditë të vetme.

Që nga fillimi i vitit 2018, rreth 974 emigrantë kanë arritur në Itali nga deti, ku gjatë vitit të kaluar në të njejtën periudhë kanë hyrë rreth 2.393, ka theksuar Ministria e Brendshme para shpëtimit të fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme