Turqia është zemëruar me mbështetjen e SHBA-ve për luftëtarët kurdë në Siri, duke pretenduar se SHBA-të po formojnë një “ushtri terroriste”.
Eksperti i politikës së jashtme Ian Lesser paralajmëron se tensionet mund të ndezën akoma më tej, shkruan Deutche Welle, transmeton portali arbresh.info
Presidenti Recep Tayyip Erdogan të hënën ka hedhur poshtë planet e SHBA-ve, ndërsa është zotuar se do të “mbysë këtë ushtri para se të lindë”.
Tani Turqia dhe SHBA-të kanë filluar “luftën e fjalëve” në lidhje me kurdët sirianë.
Në dritën e luftës së fjalëve të së hënës, a mendoni se SHBA dhe Turqia janë afër përplasjes për shkak të Sirisë?
Ian Lesser: Ky është padyshim një zhvillim shumë serioz dhe vjen në sfondin e fërkimeve të nxehta, veçanërisht mbi çështjen e mbështetjes amerikane për YPG dhe historisë amerikane që dallon nga ajo e Turqisë në lidhje me politikat ndaj kurdëve. Por potenciali për një mosmarrëveshje është shumë serio, madje mund të sjellë përplajse përgjatë kufirit. Liderët e të dy palëve duhet të jenë të kujdesshëm në gjuhën që përdorin, sepse shumë lehtë mund të shpërthejë një konflikt.
A mundet qasja e ashpër e Ankarasë dhe paralajmërimi i saj ushtarak të ndryshojë politikën e Uashingtonit për të mbështetur luftëtarët kurdë në Sirinë veriore?
Ian Lesser: Turqia e sheh këtë çështje nëpërmjet “syvë të saj”, konfliktit të saj brenda vendit. Ka shumë ndjeshmëri, ndërsa Turqia e sheh këtë situatë si “trajtim persona” edhe jashtë kufirit. SHBA ka kohë që ka marrë një pikëpamje më të gjërë në lidhje me luftën kundër ISIS-it në rajon. Ky veprim i fundit nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh shkallën e besimit që ushtria amerikane ka pasur në raport me milicinë kurde në Siri. SHBA është shumë ngurrues të heqë dorë nga ky partneritet i sigurisë edhe pse Uashingtoni padyshim është shumë i vetëdijshëm për kundërshtimet e Ankarasë.
Partia e Punëtorëve Kurdë, PKK, është prej kohësh e shënuar si një organizatë terroriste nga administrata amerikane. Dhe lidhjet e PKK-së me grupet e milicisë kurde të PYD dhe YPG në Siri janë të njohura. A nuk është kjo një kontradiktë, një dilemë?
Ian Lesser: SHBA është e gatshme të harrojë lidhjen politike dhe logjistike mes PKK-së dhe PYD-së dhe YPG-së, në interes të luftës kundër ISIS-it në Siri. Turqia nuk është e prirur të bëjë këtë dallim. Është një lëmsh shumë i vështirë për t’u katandisur. SHBA natyrisht, si një aleat i NATO-s, mbetet i angazhuar për sigurinë turke, por për Turqinë sigurisht ky është numri një i sigurisë.
Si munden Turqia dhe SHBA-të t’i rrisin këto tensioned he të adresojnë dallimet e tyre?
Ian Lesser: Këto lloj dallimesh serioze mes Turqisë dhe SHBA-ve mbi politikat e sigurisë nuk janë asgjë e re. Të dy vendet kanë qenë aleatë të ngusht, por gjithnjë kanë pasur dallime kur bie fjala te politikat në detaje. Është një marrëdhënie shumë e vështirë për të menaxhuar dhe të dy vendet janë shumë të ndjeshme ndaj çështjeve të sigurisë. Kjo e bën situatën edhe më të vështrië. Ndoshta mund të gjendej një zgjidhje nëse Presidentët Trump dhe Erdogan do të shikoheni në sy dhe të zhvillonin një dialog konstruktiv. Megjithatë, kjo ngjajn se nuk do të ndodhë. Mundësi tjetër është që zyrtarët e lartë ushtarakë, si shefi i stafit, komandantët lokalë dhe rajonalë të menaxhojnë situatën. Ka pasur shumë diskutime të këtij lloji në muajt e fundit, por ato duket se nuk kanë prodhuar një konvergjencë në politikë. Nuk është e paimagjinueshme që do të ketë një zbulim diplomatik në dialog mes dy ushtrive. Por skenari më i mundshëm është thjesht për një qëndrim jashtëzakonisht të vështirë dhe të pasigurtë përtej kufirit./DW/ Arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës