Google ADS

Rashiti: Vrasja e Ivanoviqit është një vrasje politike

19:23 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Udhëheqësi i Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, ka theksuar se të gjitha indikacionet e eliminimit të politikanit serb, Oliver Ivanoviq, tregojnë se kemi të bëjmë me një vrasje politike.

Rashiti në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se vrasje e Ivanoviqit, është një vrasje nga prapa, pa zhurmë dhe mirë e planifikuar, e një aktori të rëndësishëm politik në atë pjesë.

“Ky ka qenë prej aktorëve të vetëm që e ka sfiduar estabilishmetin politik në Serbi dhe strukturat që i ka vendosur shteti serb në Kosovë. Ai ka qenë një prej politikanëve që ka pasur përkrahje në mesin e komunitetit serb, ndonëse ka qenë kontrovers, me pjesëmarrje në grupe joformale gjatë dhe pasluftës. Ivanoviq, fatmirësisht pati filluar ta kuptojë realitetin në Kosovë, dhe madje ka qenë pjesë e institucioneve të vendit”, ka theksuar Rashiti.

Sipas tij, autorët e sulmit mund të zbulohen vetëm nëse ka vullnet dhe gatishmëri nga shteti i Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme