Avni Arifi, shef i negociatave me Serbinë, ka thënë se dialogu mes shtetin fqinj është i pa alternativë dhe i pashmangshëm, me gjithë pengesat që mund të dalin në rrugë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se duhet të vazhdohet me implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe që palët të kthehen në tryezën e bisedimeve.
“Ka qenë e planifikuar sot në mëngjes një takim me palën serbe, ku do të diskutohej për formën e organizimit të punës, dhe më pas dy takime sektoriale. Mirëpo rrugës, një zyrtar i Bashkimit Europian na informoi për rastin(vrasjen e Oliver Ivanoviq) dhe se delegacioni serb është kthyer në hotel, përkatësisht është tërhequr nga bisedimet”.
“Zyrtarët serbë po krijojnë përshtypjen e fajësimit tonë për këtë ngjarje. Por duhet pritur mekanizmat e drejtësisë, që të identifikohen kryerësit e kësaj vepre, ndërsa politika serbe duhet të tërhiqet nga këto veprime. Dialogu është i pa alternativë, edhe për Serbinë, edhe për Kosovën”.
“Kanë mbetur shumë marrëveshje pa u implementuar. Është në interes të dy palëve që kjo gjë të ndodhë. Të dy qeveritë në shumë raste janë deklaruar se e përkrahin dhe duan ta implementojnë dialogun. Incidente si këto nuk duhet ta zvarrisin këtë punë”.
“Pavarësisht deklarimeve, që nuk kanë munguar në ditët e fundit, ky proces është i pandalshëm, i pa alternativë. Neve na mbetet që të ftojmë bashkësinë ndërkombëtare, por edhe delegacionin serb, që të kthehen në tryezë dhe të implementohen marrëveshjet e arritura”. /klankosova.tv
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë