Google ADS

Mësohet sa do të mungojë Ousmane Dembele

17:34 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele është lënduar sërish dhe do t’i mungojë Barçës rreth 1 muaj.

Dembele ishte rikthyer nga një lëndim i cili e mbajti jashtë fushave për katër muaj, për t’u lënduar sërish në ndeshjen ndaj Sociedad që Barcelona e fitoi me rezultatin 2-4.

Mjeku i Ousmane Dembeles, Dr Arvedol, ka theksuar se lëndimet e shpeshta të tij janë të lidhura edhe emocionalisht.

“Dëmtimi i ri mund të jetë i lidhur me lëndimin e mëparshëm, mirëpo në disa raste ndikon edhe çështja emocionale”, tha ai.Sipas tij Dembele ka mundur të ketë qenë i lënduar edhe më parë, por ky lëndim i tij nuk është shfaqur shkaku i emocioneve të shumta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme