Google ADS

Emina Cunmulaj fjalë emocionuese drejt një personi të dashur

17:25 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Emina Cunmulaj është një nga modelet më të njohura shqiptare.

Ajo tani karrierën e saj e ka filluar jashtë vendit, shkruan arbresh.info. Përpos profesionit, Emina njihet edhe si një nënë dhe bashkëshorte shumë e përkushtuar.

Këtë e tregon ajo përmes imazheve të cilat i publikon në rrjetet sociale. Sot ajo ka publikuar një imazh në Instagram së bashku me vajzën. E mbi imazhin ajo ka shkruar edhe shumë fjalë emocionuese.

 

“Hajde Mami ulu.’ Kështu unë u ula dhe mbajta shtrënguar dorën e saj dhe zemra ime shkriu. Mendoj shumë se ku jam unë sot në jetë. Më pëlqen të jem nënë më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë, unë i gëzohem dhe numëroj bekimet e mia çdo ditë dhe falenderoj Zotin që më bëri këtë dhuratë kaq të madhe, atë të sjelljes së një jete në këtë botë…

Unë nuk jam një nënë perfekte, kjo nuk vjen me një fjalor dhe jam duke mësuar çdo ditë, por edhe në kohët më të vështira unë e di se sa me fat jam që jam e aftë të kem një të vogël që më therrët Mami. Të dua shumë EllaFaria, faleminderit që më zgjodhe mua të jem Mami jot,” ka shkruar Emina

Ndryshe, Emina është në pritje të fëmijës së saj të dytë./Arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BeAxdWyhjtK/?hl=en&taken-by=eminacunmulaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme