Gjermania në kërkim të 10 iranianë të dyshuar për spiunazh

17:15 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Autoritetet gjermane po kryen operacione në kërkim në të gjitha pjesët e vendit për dhjetë iranianë të dyshuar për spiunazh dhe hetimet intensive po kryen nga agjencia lokale e inteligjencës, sipas prokurorëve gjermanë, transmeton arbresh.info

Zëdhënësi i prokurorisë gjermane Stefan Bell tha se të dyshuarit mund të kishin spiunuar mbi institucionet dhe njerëzit në Gjermani me urdhër nga një njësi e inteligjencës e lidhur me Iranin.

Muajin e kaluar, qeveria gjermane thirri ambasadorin iranian pas një kundërshtimi ne lidhje me arrestimin të një pakistanezit për spiunazh ne favor të Iranit. Spiuni u dënua në Berlin vitin e kaluar  me më shume se katër vjet burg./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme