Google ADS

Ministrja Reshitaj priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë

16:12 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur në një takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, shkruan arbresh.info.

Diplomati austriak është njoftuar nga ministrja Reshitaj, për prioritetet e saj  në kuadër të projekteve të MMPH-së. Ministrja Reshitaj theksoi se fokus i saj është përmirësimi dhe mbrojtja e mjedisit në përgjithësi dhe cilësia e ajrit në veçanti.

Ministrja përmendi edhe përmirësimin e shtretërve të lumenjve dhe ndërtimin e mirëmbajtjen e deponive  legale të mbeturinave.

“Kemi përpiluar planet afatshkurta, afatmesme dhe afatgjate për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Kemi ndërmarrë disa hapa konkret dhe po punohet në vazhdimësi për të pasur një mjedis sa më të pastër. Për çështjen e ajrit kemi marrë përgjegjësitë që na takojnë”, është shprehur ministrja Reshitaj.

Ministrja e njoftoi ambasadorin edhe për procedimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje në Kuvendit e Kosovës.

Ambasadori austriak Gernot Pfandler, përgëzoi ministren për vendosmërinë dhe punën që është duke bërë në udhëheqje  të MMPH-së duke shprehur gatishmërinë e shtetit austriak për ta ndihmuar këtë ministri.

Ambasadori u shpreh i gatshëm po ashtu që të ofrojë ekspertë austriak në mbikëqyrjen e projekteve që kanë të bëjnë me mjedisin dhe mundësinë që stafi profesional i ministrisë  të ndjek trajnime në fusha të ndryshme në Austri.

Ministrja Reshitaj falënderojë ambasadorin për ndihmën që shteti austriak ka dhënë dhe po e jep për Kosovën në të gjitha fushat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme