Google ADS

‘Kosova do të aplikoj së shpejti për anëtarësim në Këshillin e Evropës’

15:35 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se sot është takuar me Grupin Punues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e tij kanë të bëjnë me përgatitjet dhe koordinimin e këtij procesi.

“Këtë grup profesionist, që përfshinë diplomatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ekspertë nga Shoqëria Civile e kam themeluar më herët, në mbështetje të prioritetit tim strategjik për anëtarësim të vendit tonë në Organizata Ndërkombëtare. Besoj, që tash është momenti i duhur, që Kosova t’i fillojë përgatitjet dhe të lëvizë përpara. Nuk kemi kohë për të humbur. Do të aplikojmë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Duke marrë parasysh procedurat e aplikimit në Organizatën kryesore të kontinentit për të drejtat e njeriut, ne presim që Kosova të jetë anëtare e plotë dhe shteti i 48-të i Këshillit të Evropës deri në vitin 2020. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e Pacollit në Facebook.

/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme