Google ADS

Nesër dhe pasnesër Stoltenberg qëndron në Maqedoni

14:52 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Nesër dhe pasnesër në Maqedoni do të qëndrojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili pritet të ketë takim me kreun shtetëror dhe kryetarët e partive politike.

Të enjten Stoltenberg do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvend.

Para takimit të fundit të Zaevit në selinë e NATO-s, sekretari i përgjithshëm Stoltenberg deklaroi se dera e NATO-s do të mbetet e hapur për Maqedoninë.

Kjo është vizita e parë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s pas tri viteve në Maqedoni, ku më 2014 për vizitë zyrtare qëndroi Andres Fog Rasmusen./Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme