Nesër dhe pasnesër në Maqedoni do të qëndrojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili pritet të ketë takim me kreun shtetëror dhe kryetarët e partive politike.
Të enjten Stoltenberg do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para takimit të fundit të Zaevit në selinë e NATO-s, sekretari i përgjithshëm Stoltenberg deklaroi se dera e NATO-s do të mbetet e hapur për Maqedoninë.
Kjo është vizita e parë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s pas tri viteve në Maqedoni, ku më 2014 për vizitë zyrtare qëndroi Andres Fog Rasmusen./telegrafi
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...