Oliver Ivanoviq sipas të gjitha gjasave do të varroset në Beograd, me kërkesë të anëtarëve të familjes së tij, merr vesh tanjug nga burime të afërta me policinë.
Trupi i Ivanoviqit do t’i dorëzohet familjes pas kryrjes së obduksionit, që sot do të kryhet në Qendrën Klinike në pjesën veriore të Mitrovicës, transmeton lajmi.net.
Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, nuk u ka mbijetuar plagëve, pas sulmit ndaj tij me armë zjarri, në mëngjesin e së martës.
Vdekjen e Ivanoviqit e ka konfirmuar Shyqri Syla, kryeprokuror i Prokurorisë në Mitrovicë.
“Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij dhe nga plagët e marra, ai ka vdekur”, ka thënë Syla.
Sulmi ndaj Ivanoviqit kishte ndodhur para zyrës së Ivanoviqit. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin. /Lajmi.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...