Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka dënuar vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, shkruan arbresh.info.
Ai ka shkruar se e dënon në mënyrën më të fuqishme aktin e rëndë të vrasjes së Oliver Ivanoviq.
Ministri Pacolli ka ftuar institucionet përgjegjëse dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të bashkëpunojnë në ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti dhe të vihen para drejtësisë autorët e këtij akti kriminal.
Ky është postimi i plotë i Pacollit”
“E dënoj në mënyrën më të fuqishme aktin e rëndë të vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, i cili sipas raportimeve u vra sot në mëngjes para selisë së tij së partisë së tij në pjesën veriore të Kosovës.
Akti trishtues i vrasjes dhe dhuna si mjet është në kundërshtim me përpjekjet tona për të vënë rend dhe sundim të së drejtës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ftoj institucionet përgjegjëse të sundimit të Ligjit në Kosovë dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të bashkëpunojnë në ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti dhe të vihen para drejtësisë autorët e këtij akti kriminal”, ka shkruar ai.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...