Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, ka pritur në një takim pune delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Donald Mishaxhiu dhe Julia Mackin.
Ministri Lekaj, ka falënderuar delegacionin duke i siguruar ata se Ministria e Infrastrukturës dhe ai personalisht, nuk do të lejojnë vonesa të mëtejme në implementim të projekteve ku financon BERZH-i, por edhe të projekteve tjera nën menaxhimin e kësaj ministrie.
Ky takim u fokusua mbi modalitetet dhe veprimet që duhen ndërmarrë për shpronësimet e pronarëve formal dhe joformal, përgjatë traseve të rrugëve që do të ndërtohen, ndikimin socio-ekonomik tek pronarët, vënien e objektivave që duhen arritur si dhe vlerësimin e trafikut.
Pikë kryesore e diskutimit ishte trajtimi i barabartë i pronarëve formal dhe jo formal si dhe dëgjimi publik për të gjitha këto kategori, ku të dyja palët u dakorduan që këto kategori të trajtohen të barabarta në vlerësimet paraprake dhe të bëhen konsultime me ta nëpërmjet debateve publike.
Nga ky takim u konkludua që të tri komponentet e ndikimit socio-ekonomik, të përfshihen në vendimin përfundimtar si dhe të vazhdohet tutje me implementimin e projekteve sa më parë që të jetë e mundur.
Përfaqësuesi i BERZH-it, Donald Mishaxhiu, ka falenderuar Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për angazhimin e tij që procesi të ecën para, pa lënë anash edhe grupet punuese nga Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimit në Pronë dhe ekspertët nga kompania konsulente.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...