Miriam Cani paralajmëron diçka të re

13:02 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Tash e sa vite është në skenë dhe vazhdon të jetë këngëtare shumë e dashur për publikun.

Këngëtarja Miriam Cani së fundi ka publikuar këngën “More than a Song”, e cila është version i ri i këngës “Dhurata”, të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj ia kushtuan vajzës së tyre, Ameli, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, ajo kishte paralajmëruar se shumë shpejt do ta shohim në ekran, aty ku e priste me padurim të jetë e pranishme.

Bëhet fjalë për spektaklin “Voice of Albania”, ku në garën për fëmijë, Miriam Cani do të jetë pjesë e jurisë.

Në një foto që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo pozoi bashkë me Eneda Tarifën dhe që të dyja paralajmëruan fillimin e spektaklit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme