Vrasja e Oliver Ivanoviç, Mogherini bisedon me Vuçiq dhe Thaçin

12:57 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka biseduar në telefon me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Deklarata zyrtare e shtypit e lëshuar nga presidenca në Beograd thotë se Mogherini dënon me forcë vrasjen e Ivanoviç dhe shprehu ngushëllimet për familjen dhe miqtë e tij, shkruan “Blic.rs”, transmeton portali Arbresh.info

Ajo ka theksuar se autoritetet duhet të punojnë për të gjetur autorët e krimit dhe t’i sjellin ata para drejtësisë.

Mogherini shtoi se misioni i BE për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, do të mbështesë autoritetet në përputhje me mandatin e saj.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të dëshmojnë qetësi dhe përmbajtje dhe që të lejojnë autoritetet të kryejnë punën e tyre./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme