Martohet Miley Cyrus me Liam Hemsworth?

11:18 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Miley Cyrus tash e një kohë është në lidhje me Liam Hemsworth.

Raportohet se Miley dhe Liam kanë bërë martesë sekrete menjëherë pas Vitit të Ri, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 25 vjeçare po qëndron për pushime bashkë me partnerin e saj në Byron Bay të Australisë, transmeton lajmi.net

E veshur me bikini të bardha, këngëtarja ka treguar linjat, ndërsa DailyMail ka siguruar imazhet përmes të cilave duket se çifti po kalojnë për mrekulli.

Megjithatë, mbetet të konfirmohet nga vetë këngëtarja nëse është martuar apo jo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme