Google ADS

Flet mjeku që tentoi t’i shpëtoi jetën Ivanoviqit, tregon plagën vdekjeprurëse

11:11 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviq, është deklaruar lidhur me vdekjen e Liderit të Iniciativës Qytetare serbe, ‘Liri,demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq.

Sipas tij ndërhyrja për të shpëtuar atë ka zgjatë nga ora 08:30 deri në ora 09:15.

Siç tha ai, u ndërmorën të gjitha masat e nevojshme të shpëtimit, por nuk u arrit të shpëtohej dhe vdekja u konfirmua në ora 09:15, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu shtoi se Ivanoviq kishte lëndime të marra në afërsi të gjoksit, kishte pesë plagë nga një armë zjarri saktësisht në pjesën e sipërme të gjoksit.

Sipas tij ishte pikërisht dobësimi i zemrës, problemi kardiak që nuk e la atë t’i rezistojë plagëve të marra.

Ivanoviq u gjet i vrarë  para zyrës së tij në Mitrovicë për të cilën vrasje avokati i tij, Nebojsha Vlajiq tha se ishte një frikë e tmerrshme në momentin kur morën vesh për vdekjen ./Indeksonline/

Të ngjashme