Dëshira e Cristiano Ronaldo për largim nga Real Madridi është shkaktuar nga dështimi i klubit spanjoll për të avancuar në bisedimet për kontratë.
Raportet e ndryshme sugjerojnë që fituesi i Topit të Artë është duke menduar largimin nga Bernabeu gjatë verës, transmeton portali arbresh.info. Në rast se arrihet një marrëveshje, zgjedhja e tij e parë do të ishte ish klubi i tij – Manchester United.
‘The Times’ raporton që Ronaldo ndihet i tradhtuar nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, pasi i kishte thënë atij se do të shpërblehet me një kontratë të re për rolin e tij drejt trofeut të Ligës së Kampionëve në maj.
Por, bisedimet nuk ka pasur progres duke ngritur kështu dëshirën e Ronaldos për largim.
Klauzola e blerjes së sulmuesit portugez është një miliardë euro, shifër të cilën Manchester United sigurisht se nuk është i gatshëm ta paguaj, veçanërisht duke konsideruar që Ronaldo do të jetë 33 vjeçar gjatë verës.
Kjo do të thotë që Real Madridi duhet të nis negociatat me lojtarin të cilin e transferuan për 80 milionë funta nga Old Trafford në vitin 2009.
Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2021./arbresh.info/
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut