Sipas raporteve të ndryshme, Lionel Messi tashmë është informuar se ku Cristiano Ronaldo do të luaj futboll sezonin e ardhshëm.
Ylli i Barcelonës është duke shpresuar se mund të dominojë në La Liga dhe ka vendosur madje një rekord madhështor kundër rivalit të tij të përbetuar – Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.
Thashethemet kanë qarkulluar këtë javë duke thënë se reprezentuesi portugez ishte duke u përpjekur për të siguruar në formë të detyrueshme rikthimin e tij sensacional në Manchester United.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo ndihet i tradhtuar nga Real Madridi
Megjithatë, bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, Ronaldo është i vendosur për të qëndruar te kryeqyteti spanjoll përtej këtij sezoni. Thuhet se mbrojtësi i krahut të majtë te Barcelona, Nelson Semedo, që është gjithashtu nga Portugalia, i dhënë Messit informatat e fundit – sigurisht zhgënjyese për argjentinasin.
Manchester United dhe Chelsea është diskutuar se kanë qenë të interesuar për nënshkrimin me Ronaldon. Por, 32-vjeçari është i hapur për transferim në Bernabu në rast se paga e tij arrin në një nivel të njëjtë me atë të Messit.
Gazeta e lartpërmendur shton se Ronaldo ka hedhur poshtë rikthimin e tij në Old Trafford për shkak të trajnerit Jose Mourinho.
Dyshja kishin punuar së bashku në Real dhe mendohet që arritja e Ronaldos në Manchester do ta zemëronte trajnerin portugez./arbresh.info/
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...