Plagoset rëndë Oliver Ivanoviq

09:28 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq është sulmuar sot me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës, shkruan arbresh.info.

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës konfirmoi për arbresh.info se Oliver Ivanoviq është sulmuar me armë zjarri para zyrës së tij.

“Oliver Ivanoviq është sulmuar me armë zjarri para zyrës së tij.Tashmë është në spital , nuk kemi informacion për gjendjen e tij. Jemi duke punuar në këtë drejtim dhe nuk kemi për momentin të dyshuar”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme