Derisa shteti nuk ka para për të rritur rrogat në nivelin e duhur për ushtarët profesionistë, ministria e mbrojtjes, sidomos krerët e saj përfitojnë rroga të majme.
Sipas projektit për transparencë, Ministria e mbrojtjes ka publikuar pagat e funksionarëve nga kryesia dhe gjeneralëve të ARM-së, të cilat janë mbi 1.000 euro.
Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska ka pagën mujore prej 1.280 euro dhe se ajo është ndër ministrat më të paguar në kabinetin e kryeministrit Zaev.
Hiç më pak nuk është as shefi i shtabit të përgjithshëm, Metodija Veliçkovski, rroga e të cilit shkon në 1240 euro. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti merr rrogë prej 1.055 euro, ndërsa pak më të ulët se ai e ka zv/shefi i shtabit Muhamet Rracaj./Express/
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...