Dialogu Kosovë-Serbi nis sot pas më shumë se një viti pauzë

07:31 | 16 Janar 2018
Arbresh.info

Dialogu teknik ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të vazhdojë nesër në Bruksel, pas më shumë se një vit pauzë.

Takimi ndërmjet dy delegacioneve, siç u njoftua, do të duhej të zgjaste tri ditë. Gjatë takimit pritet të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, lirinë e lëvizjes, jurisprudencën, ndërsa mediet serbe thonë se do të bisedohet edhe për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Pres që më 16 janar të fillojë takimi në Bruksel. Kemi filluar përgatitjet për atë takim”, ka thënë Avni Arifi, i cili të premten e shkuar është emëruar shef i delegacionit të Kosovës në pjesën teknike për dialog e Beogradin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme