Sharon Stone ia plas të qeshures kur pyetet nëse është ngacmuar seksualisht

01:02 | 16 Janar 2018
Trina Galanxhi

Gjatë një interviste në CBS, aktorja Sharon Stone ia ka plasur një të qeshure kur është pyetur nëse kishte përjetuar ndonjëherë ngacimime seksuale.

“Ju jeni duke qeshur, por unë nuk e kuptoj a është kjo një e qeshur nga nervosa, sepse nuk e kuptoj”, pyeti gazetari Lee Coëen.

Pa dhënë asnjë detaj, aktorja tha se ajo “i parë të gjitha” gjatë karrierës së saj të gjatë, transmeton portali arbresh.info

“Unë jam në këtë biznes që 40 vite. A mund ta imagjonini ato që kam parë unë për kaq kohë?” tha ajo. “ Si mendoni që ia dola unë nga Pensilvania? Unë nuk kam ardh këtu që të mbrohem. Unë i kam parë të gjitha”.

Në Golden Globe, Sharon Stone u shfaq e veshur me të zeza duke shprehur solidaritetin me lëvizjen e nisur nga revista “Time” që për qëllim kishte protestën kundër ngacmimeve seksuale në botën e filmit.

“Ne jemi rritur me idenë që të akomodojmë burrat, sidomos brezi im. Dhe gratë shpesh e humbasin identitetin e tyre për shkak të njerëzve që kanë pranë”, tha ajo./arbresh.info/

https://twitter.com/yashar/status/952659837103599616?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.yahoo.com%2Flifestyle%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme