Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mirëpriti të hënën kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.
Kjo është vizita e parë e një lideri japonez në Beograd që nga shpërbërja e Jugosllavisë.
Abe po udhëton me një delegacion të udhëheqësve japonezë të biznesit dhe është planifikuar të takojë edhe kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, dhe zyrtarë të tjerë.
Abe tha se Serbia “mban çelësin e stabilitetit” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Zyrtarët japonezë thanë se vizita synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe të zgjerojë shtrirjen diplomatike të Japonisë në Evropë.
Abe ndodhet në turne pesëditësh në Evropë, i cili ka nisur më 12 janar dhe mbulon gjashtë vende: Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Bullgarinë, Serbinë dhe Rumaninë./Rel/
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...