Google ADS

Pacolli: Në Amerikë u hap çështja e vizës së Kryeministrit Haradinaj

22:01 | 15 Janar 2018
M. A.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka four për vizitën e tij në SHBA. Atje tha se u fol edhe për kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili nuk mundi të merrte vizën për të vizituar Shtetet e Bashkuara.

“Është tentu të diskutohet dhe normalisht unë jam aty për të mbrojt interesat e shtetit tim, politikën e shtetit tim dhe programin qeverisës të kryeministrit tim. Unë kam dalë prej asaj teme dhe asnjëherë kjo çështje nuk është zënë në gojë”, tha Pacolli.

Pacolli ishte i ftuar në pritjen e organizuar nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Ioëas, gjenerali Thimothy Orr.
Në fillim të këtij muaji Haradinaj duhej të ishte në Iowa, e më pas planifikonte takime në Washington.

Gjithë kjo u pamundësua, për shkak se nuk u pajis me vizë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme