Google ADS

Dy zakone që plakin fytyrën tuaj para kohe

21:22 | 15 Janar 2018
Trina Galanxhi

Sa fillojmë të hyjmë në një moshë të mesme, aq më shumë jemi të obsesionuar për të kërkuar të dukemi sa më të rinjë.

Edhe pse plakja është një procesi i pandalshëm, janë dy zakone që e përshpejtojnë atë si proces, thotë studimi i fundit danez, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit nga Kopenhagë kanë gjetur se personat që konsumojnë alkool dhe duhan, plaken më shpejt në fytyrë.

Hulumtuesit kanë theksuar se shenjat e para të pleqësirë së hershme shfaqen në sy dhe në veshë.

Rezultatët treguan se edhe jeta e vështrirë ka të bëjë me pleqërinë e shpejtë.

Gratë që konsumojnë më shumë se 28 pije alkoolike në javë, kanë 33 përqind gjasa më të mëdha që t’i shfaqin shenjat e pleqërisë së hershme në sy, krahasuar me gratë që pijë më pak.

Për burrat rreziku është rritur për 35 përqind, nëse ata konsumojnë disa pije alkoolike në javë.

Pirja e një pakete cigare në ditë për më shumë se 15 vjet rrit gjasat që sytë e një gruaje të re në moshë të duken shumë më të plakur, ndërsa te meshkujt ritmi i shfaqjes së shenjave është më i ngadalshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme